Faseta kompoziti


Facetat e Kompozitit janë material mbushje por shumë më rezistente se materiali normal i mbushjes të cilat aplikohen direkt në dhëmbë. Nuk duhet shumë kohë që dentisti të përgatisë dhëmbët për aplikimin e facetave, dhe procesi i aplikimit konsiderohet minimalisht invaziv. Në Klinikën dentare ”Ledismile” procesi zgjat vetëm disa orë në bazë të nimrit të dhëmbëve që dëshironi ti vishni me faceta.
1. Si është procedura e Facetave të Kompozitit?
Si fillim do të bëhet pastrimi i dhëmbëve plotësisht duke i përgatitur ata për aplikim.
Më pas do të aplikohet ngjitësi i posacëm për të ndihmuar materialin të ngjitet në dhëmbët tuaj. Shtresa shumë të hollë të materialit të përbërë shtohen në sipërfaqen e dhëmbëve tuaj. Përbërja forcohet me anë të një drite.
Ju do të keni mundësinë që sëbashku me specialistin të zgjidhni ngjyrën e duhur për dhëmbët tuaj. Në Klinikën Dentare ”Ledismile” gjithmonë do të gjeni specialistët e duhur me të cilët do të diskutoni edhe për pjesën e ngjyrës në mënyrë që të duken sa më natyralë.
2. Sa është jetëgjatësia e facetave të kompozizit?
Facetat e Kompozitit konsiderohen sot më të qëndrueshme se para disa vitesh. Jetëgjatësia e tyre sigurisht që varet nga mnirëmbatja. Pasi të aplikoni faceta ne Klinikën Dentare ”Ledismile” ju do të pajiseni me mënyrën e duhur për t’u përkujdesur. Nëse ndiqni me përpikmëri këshillat tona qëndrueshmëria e facetave do të shkojë deri në 15 vite ose më shumë.
Këshillat bazë janë:
Ndiqni një rutinë të larjes së rregullt të dhëmbëve me një pastë dhëmbësh jo-abrazive.
Mos përtypni objekte të forta.
Sugjerohet gjithashtu edhe kujdes në përdorimin e kafeinës.
3. A mund të hiqen Facetat e kompozitit?
Po, mund të hiqen lehtësisht, riparohen ose zëvendësohen me material të ri.
4. A prishen dhëmbët natyralë pas aplikimit të Facetave të Kompozitit?
Facetat përmirësojnë estetikisht dhëmbët tuaj duke moa i dëmtuar aspak. ato janë të përshtatëshme të përputhen me buzëqeshjen tuaj.
5. A mund të konsumosh kafe kur ke Faceta Kompoziti?
Facetat janë përgjithësisht rezistente ndaj njollave. Sidoqoftë konsumimi i tepërt i pijeve me ngjyrues si kola, kafeinë apo caj mund t’i njollosë ato. Përgjithësisht rekomandohet që për parandalimin e njollosjes së facetave të vendosen në dhëmbë materiale të cilat të parandalojnë njollosjen në momentin që jeni duke konsumuar këto pije.
6. Cilat janë avantazhet e vendosjes së Facetave të Kompozitit?
Materiali mund të ndryshohet, hiqet ose zëvendësohet.
Procedurë mini-invazive e cila kryhet vetëm brenda disa orësh në varësi të numrit të dhëmbëve.
Shumë estetike krahasuar me koston.
Facetat e kompozitit nuk do i japin asnjëherë dhëmbëve tuaj pamjen e dickaje falso, do të duken gjithmonë shumë natyrale dhe jashtëzakonisht shumë afër dhëmbëve natyralë. (Gjë e cila varet shumë nga specialistit të cilit ia besoni).
7. A janë të forta Facetat e Kompozitit?
Facetat e Kompozitit jaë shumë të qëndrueshme por fortësia e tyre varet nga përkujdesja që ju tregoni.
Procesi nuk është i dhimshëm pasi nuk ka grryerje të dhëmbit. Mund të ndjeni një diskomfort fillestar por më pas cdo gjë do të kthehet në normalitet.





