Pastrimi i Gurzave & Cipave

Fluorizimi i dhembeve eshte nje procedure shume e thjeshte dhe shume efikase, per ruajtjen e dhembeve. Behet ne nje seance te vetme ne te cilin paraprakisht pastrohen dhembet me nje paste profesionale (lahen dhembet) dhe po ne ate seance vihet nje paste e dyte me nje perqindje te madhe fluori, lihet disa minuta mbi siperfaqen e dhembeve dhe efekti eshte afatgjate, duke stimuluar mineralizimin e smaltit. Eshte e rekomandueshme si procedure te dhembet e porsadale ne pergjithesi tek femijet te cilet kane nje higjene deficitare.

Mbushja e fisurave ose sixhilim. Eshte nje procedure gjithashtu e thjeshte. Kryhet ne nje seance te vetme. Nuk ka nevoje per nderhyrje ne substancat e dhembit (nuk gerryhet dhembi), thjesht mbi siperfaqen e tij ne ulluqet natyrale vendoset nje substance kremoze e bardhe te cilen e forcon mjeku ne moment me nje llampe dhe kjo sherben per ruajtjen e siperfaqes nga karies. Rekomandohet ne dhemb te sapodale edhe ato te qumeshtit dhe ato permanente ne dhemballe kryesisht.