Mbushjet kryhen me materiale estetike, Kompozite te gjenerates se fundit, jane materiale te importuara nga Amerika, Japonia, Gjermania, materiale qe i gjeni edhe ne klinikat me ne ze ne Europe dhe Amerike. E vetmja gje qe ndryshon eshte cmimi.
Mbushjet estetike, realizohen kryesisht ne nje seance nese demtimi i kurores se dhembit nuk ka shkaktuar infeksione te indeve kockore.
Mbushjet estetike ose te bardha jane te gradave te ndryshme dhe garancia e tyre varion nga dy deri ne pese vjet.

Nese demtimi i dhembit prek me shume se tre siperfaqe eshte i nevojshem nje rikonstruksion total i korones, te cilin mund ta realizojme me mbushje te bardhe kompozit e cila ka nevoje per nje mbeshtetje ekstra, te cilen e realizojme me vida intrakanalare, vidat mund te jene Krom kobalt ose zirkon. Nese estetikisht nuk arrihet ngjyra dhe perfeksioni, atehere nje dhemb i rikonstruktuar ka nevoje per nje kellef porcelani, i cili vendoset mbi kete strukture.

Facetat e kompozitit jane vendosje e nje shtrese te trashe kompoziti ne gjithe siperfaqen e dukshme te dhembit, me qellim arritjen e estetikes se munguar. Kane goxha efekt estetik, por me e qendrueshmja do ishte nje kellef porcelani.

Cfare eshte trajtimi i kanaleve te dhembit?

Trajtimi i kanaleve i quajtur gjithashtu endodonti eshte i nevojshem kur nervi dhe enet e gjakut (te quajtura pulpa e dhembit),jane te infektuara nga semundjet dentare apo trauma.

Pse eshte i nevojshem trajtimi i kanaleve te dhembit?
Ne qofte se pulpa infektohet,ky infeksion mund te perhapet nga kanali i dhembit ne indet perreth. Kjo mund te coje ne nje abces.Ne qofte se trajtimi i kanalit nuk behet,zhvillimi i infeksionit mund te sjelle nevojen per heqjen e dhembit.


A eshte i dhimbshem ky proces?

Jo.Pas nje anestezie lokale (mpirje) te bere nuk ka asnje ndryshim nga kryerja e nje mbushjeje te zakonshme.
Cfare perfshin ky proces?
Qellimi i trajtimit eshte te heqe infeksionin nga kanali i dhembit.Ky kanal me vone pastrohet dhe mbushet me mbushes te caktuar per te parandaluar zhvillimin e ndonje infeksioni.Trajtimi i kanaleve eshte nje procedure qe kerkon kohe dhe profesionalizem.Ai mund te kerkoje dy apo me shume vizita tek dentisti. Ne seancen e pare hiqet pulpa e infektuar dhe kanali pastrohet dhe zgjerohet.Numri i seancave te tjera eshte ne varesi te perhapjes se infeksionit dhe llojit te tij.Ne seancen e fundit dhembi mbushet definitivisht.

Punimet qe kryhen ne kliniken Ledismile, monitorizohen me grafi dixhitale, para dhe pas, dhe arkivohen ne kartelen elektronike perkatese te klientit. Nese pas disa kohesh ndodh dicka, gjindet shume lehte arsyeja dhe ne te njejten kohe jepet dhe nje zgjdhje e  menjehershme.