Korona (kellefi) eshte nje veshje e jashtme qe i behet dhembit te preparuar duke e forcuar ate dhe duke i dhene forme natyrale.
Koronat qe njihen me emra te ndryshem si kurora,kapsula,kellefe,jane ideale per dhembe te thyer apo qe jane dobesuar shume nga prishja dhe kane nje mbushje te madhe.

Kurorat mund te perdoren dhe per nje sere arsyesh te tjera si:
  • Dhembe me mbushje te cileve u ka ndryshuar ngjyra.
  • Rikonstruksioni i nje rrenje e cila mund te jete e shendetshme.
  • Mund te sherbeje per te mbajtur nje ure apo proteze te fiksuar.

Pervec implanteve dentare ka dy menyra kryesore per zevendesimin e dhembeve qe mungojne.E para me proteza te pjesshme te levizeshme.E dyta me ura fikse.


Urat
perdoren zakonisht per zevendesimin e dhembeve ne zona te ndryshme te harkut te dhembeve.Shpeshhere ato pregatiten me metale te cmuara
Urat ne kliniken Ledismile kane garanci 5 vjet, gjate te cileve klinika ben cfaredolloj riparimi apo deri ne riberjen e ures falas. Materialet jane teresisht te Europes Perendimore, Amerike dhe Japoni. Krom Nikel Porcelan, Krom kobalt porcelan, Flori porcelan, Platin porcelan dhe Zirkon Porcelan. Te gjitha jane teresisht estetike.

Protezat totale rezine ose e thene ne menyre popullore, te thjeshtat fare, jane proteza te levizshme qe zevendesojne ne menyre totale danturen e nje personi qe e ka humbur ate teresisht, ose me shqip kur nuk ka asnje dhemb ne goje.

Jane me materiale antialergjike shume estetike. Behen brenda nje jave dhe kushtojne shume pak. Jane nje zgjidhje e perkryer per njerezit qe nuk kane mundesi te kryejne punime te tjera ne goje.

Protezat parciale rezine jane te thjeshta ose te skeletuara, jane nje zgjidhje per rastet kur mungojne dhemballet fundore dhe pacienti nuk ka mundesi te vendosi ura porcelani. Jane zgjidhje te mira per ata qe nuk kane mundesi te vendosin implante.