Drejtim dhëmbësh
Keni fëmijë që marrin frymë me gojë, kanë mish të huaj në hundë, kanë mbajtur biberon apo gishtin në gojë për një periudhë të gjatë, hanë jo-shëndetshëm (jo ushqime të forta, dhe jo fruta), shihni që dhëmbët e qumështit kanë probleme dhe crregullime ndërrimi me dhëmbët e përhershëm, apo dhëmbët e përhershëm kanë dalë shtrembër dhe nofullat nuk janë në pozicionin normal atëherë ejani për një konsultë falas tek ne. Mosha ideale për të vendosur një aparat të lëvizshëm që kushton më lirë dhe zgjidh më herët problemet e keqpozicionimit të dhëmbëve ështe 7 - 11 vjec. Pas moshës 12 vjec mundësia e vetme për të rregulluar keqpozicionimet e dhëmbëve dhe të nofullave është vetëm me aparate fikse. Specialistja ortodonte dr. Reneida Laze e specializuar në Moskë do t'ju japë zgjidhjen më të mirë, më të hershme dhe më të lirë të mundshme. Si shërbim ekstra i futur në tregun shqiptar në Maj 2012 me patentë amerikane, ne ofrojmë aparate ortodontike transparente për  probleme të grupmoshave 17-35 vjec që e kanë të vështirë të suportojnë aspektin estetik jo të këndshëm të telave. Për më tepër shikoni www.beutifulsmile.me