Nese demtimi i dhembit prek me shume se tre siperfaqe eshte i nevojshem nje rikonstruksion total i korones, te cilin mund ta realizojme me mbushje te bardhe kompozit e cila ka nevoje per nje mbeshtetje ekstra, te cilen e realizojme me vida intrakanalare, vidat mund te jene Krom kobalt ose zirkon. Nese estetikisht nuk arrihet ngjyra dhe perfeksioni, atehere nje dhemb i rikonstruktuar ka nevoje per nje kellef porcelani, i cili vendoset mbi kete strukture.

Facetat e kompozitit jane vendosje e nje shtrese te trashe kompoziti ne gjithe siperfaqen e dukshme te dhembit, me qellim arritjen e estetikes se munguar. Kane goxha efekt estetik, por me e qendrueshmja do ishte nje kellef porcelani.