Cfare eshte trajtimi i kanaleve te dhembit?

Trajtimi i kanaleve i quajtur gjithashtu endodonti eshte i nevojshem kur nervi dhe enet e gjakut (te quajtura pulpa e dhembit),jane te infektuara nga semundjet dentare apo trauma.

Pse eshte i nevojshem trajtimi i kanaleve te dhembit?
Ne qofte se pulpa infektohet,ky infeksion mund te perhapet nga kanali i dhembit ne indet perreth. Kjo mund te coje ne nje abces.Ne qofte se trajtimi i kanalit nuk behet,zhvillimi i infeksionit mund te sjelle nevojen per heqjen e dhembit.


A eshte i dhimbshem ky proces?

Jo.Pas nje anestezie lokale (mpirje) te bere nuk ka asnje ndryshim nga kryerja e nje mbushjeje te zakonshme.
Cfare perfshin ky proces?
Qellimi i trajtimit eshte te heqe infeksionin nga kanali i dhembit.Ky kanal me vone pastrohet dhe mbushet me mbushes te caktuar per te parandaluar zhvillimin e ndonje infeksioni.Trajtimi i kanaleve eshte nje procedure qe kerkon kohe dhe profesionalizem.Ai mund te kerkoje dy apo me shume vizita tek dentisti. Ne seancen e pare hiqet pulpa e infektuar dhe kanali pastrohet dhe zgjerohet.Numri i seancave te tjera eshte ne varesi te perhapjes se infeksionit dhe llojit te tij.Ne seancen e fundit dhembi mbushet definitivisht.

Punimet qe kryhen ne kliniken Ledismile, monitorizohen me grafi dixhitale, para dhe pas, dhe arkivohen ne kartelen elektronike perkatese te klientit. Nese pas disa kohesh ndodh dicka, gjindet shume lehte arsyeja dhe ne te njejten kohe jepet dhe nje zgjdhje e  menjehershme.