preloader

Heqje kirurgjikale e dhëmballëve të pjekurisë

Heqje kirurgjikale e dhëmballëve të pjekurisë

Shpesh dhëmballët e pjekurisë krijojnë probleme, dhe zgjidhja më e mirë në këto raste është heqja e tyre.

Proçedura kalon në fazat e mëposhtme:

  • Bëhet një prerje në indin e mishrave të dhëmbëve për të ekspozuar dhëmbin dhe kockën.
  • Hiqet kocka që bllokon hyrjen në rrënjën e dhëmbit.
  • Ndahet dhëmbi në pjesë nëse është më e lehtë për t’u hequr në copa.
  • Kryhet heqja e dhëmbit.
  • Pastrohet vendi i dhëmbit të hequr nga çdo mbetje nga dhëmbi ose kocka.
  • Qepet plaga për të nxitur shërimin, megjithëse kjo nuk është gjithmonë e nevojshme.
  • Vendoset garzë mbi vendin e nxjerrjes për të kontrolluar gjakderdhjen dhe për të ndihmuar në formimin e mpiksjes së gjakut.