preloader

Zbardhimi i dhëmbëve

Zbardhimi i dhëmbëve

Zbardhimi i dhëmbëve

Pyetjet më të shpeshta që më bëjnë pacientët në lidhje me zbardhimin e dhëmbëve:

1. Si funksionon zbardhimi i dhëmbëve?

Njollat ​​në dhëmbë shfaqen kur molekulat me ngjyra ngjiten në pllakën, tartarin dhe sipërfaqen e dhëmbëve. Pastrimet e dhëmbëve ndihmojnë në heqjen e pllakës dhe tartarit, por ndonjëherë njollat ​​shfaqen edhe në shtresën më poshtë që quhet dentin. Solucioni zbardhues i aplikuar në dhëmbë kombinohet me oksigjenin nga ajri dhe karbonin në dentin për të shkëputur molekulat e njollosura në dhëmbë.

 2. Cilat janë mënyrat e zbardhimit?

Klinika Dentare ”Ledismile” ofron 3 mënyra zbardhimi të cilat janë:

-Vetem me xhel peroxide hydrogen 40%
-Me xhel dhe llampe Led
-Me xhel dhe Laser.
Zgjidhni metodën që dëshironi apo më e përshtatshme për dhëmbët tuaj.

3. Sa zgjat procedura e zbardhimit?

Procedurat tona të zbardhjes, marrin vetëm 15-20 min në shumicën e rasteve! Ju mund të relaksoheni dhe të përdorni internetin tonë falas për të postuar video dhe foto të përvojës tuaj të zbardhjes në klinikën tonë komode. Sigurisht që ne do të jemi aty për t’ju sjellë gjithçka që ju nevojitet!

4. A duhet të bëj një pastrim dhëmbësh përpara ose pas zbardhimit të dhëmbëve?

Zbardhja e dhëmbëve funksionon më mirë në dhëmbë pa pllaka dhe tartar. Pastrimi i dhëmbëve është i rëndësishëm për shëndetin tuaj në përgjithësi, por gjithashtu do të sigurojë rezultatet më të mira të mundshme për zbardhjen. Ju mund të planifikoni pastrimin dhe zbardhjen e dhëmbëve në të njëjtën ditë. Pastrimi duhet të jetë i plotë para zbardhjes së dhëmbëve.

5. A është i dhimbshëm procesi i zbardhimit?

Zbardhimi i dhëmbëve mund të shkaktojë ndjeshmëri te dhëmbët dhe mishrat e dhëmbëve. Disa pacientë përjetojnë pak ose aspak ndjeshmëri, ndërsa pacientë të tjerë mund të kenë nevojë të kufizojnë forcën dhe kohën e zbardhjes për të shmangur ndjeshmërinë. Do të jeni gjithmonë të sigurt nëse ia besoni zbardhimin e dhëmbëve profesionistëve.

6. A dëmtohet smalti i dhëmbëve nga zbardhimi?

Një përfitim kryesor i zbardhimit së dhëmbëve nën kujdes profesional është që të zvogëloni ndjeshëm rrezikun e ndonjë dëmtimi të smaltit, mishrave, ose në ndonjë mënyrë tjetër. Zbardhimi i dhëmbëve nga një profesionist siguron që po merrni produkte të ligjshme zbardhimi nga marka me reputacion të aplikuar nga një stafi profesionalisht i trajnuar. Kjo gjithashtu do të zvogëlojë shanset tuaja për ndjeshmëri të dhëmbëve ose dëmtim të rrënjës.

7. Duhet të bëj ndonjë gjë të vecantë pas zbardhimit të dhëmbëve?

Për të siguruar rezultatet më të mira, duhet të shmangni konsumimin e ushqimeve ose pijeve që mund të njollosin dhëmbët për të paktën 48 orë. Kjo përfshin kafe, çaj, verë të kuqe, lëngje, manaferra, ushqime me ngjyra artificiale, etj. Gjithashtu duhet të përmbaheni nga pirja e duhanit për sa kohë të jetë e mundur.

8. A ka rezultat zbardhimi i dhëmbëve në faceta dentare?

Zbardhja nuk ndryshon ngjyrën / hijen e facetave të dhëmbëve ose ndonjë restaurim jo natyral të dhëmbëve.

9. Sa zgjat zbardhimi i dhëmbëve?

Zbardhimi i dhëmbëve zgjat më gjatë kur pacientët ndjekin një dietë të shëndetshme, shmangin pirjen e duhanit, shmangin njollat ​​e dhëmbëve dhe pijet dhe bëjnë pastrim të rregullt të dhëmbëve.

Zbardhimi zgjat nga 6 muaj deri në 1 vit e gjysëm.

Nëse keni pyetje të tjera lidhur me zbardhimin e dhëmbëve ju lutem mos hezitoni të na kontaktoni në format tona të kontaktit:

Tel: +3555122299

Facebook: Klinika Dentare ‘Ledismile’

Instagram: klinika_ledismile

Blog Ledismile

Zbardhimi i dhëmbëve
Kirurgji dentare