Aparat ortodontik transparent – Maskerina
Maskerinat përqendrohen më shumë në presionin mbi dhëmbin tuaj drejt pjesës së sipërme. Aparatet tradicionale, nga ana tjetër, ushtrojnë presion të barabartë në të gjithë dhëmbin. Shtyn dhëmbin në pozicionin e duhur nga lart poshtë, duke përfshirë rrënjën.
Aparatet tradicionale kanë provuar përsosmërinë e tyre me kalimin e kohës
Besoni apo jo, aparatet tradicionale janë përdorur që para shumë shekujsh, dhe kanë provuar të jenë mjaft efektive në trajtimin e një larmie të gjerë çështjesh parodontale. Padyshim, ato nuk dukeshin aspak si formatimet e forta, metalike që ne njohim sot, por shërbyen qëllimit për të cilin ishin krijuar. Ato shpesh vlerësohen për rikthimin e buzëqeshjes së bukur dhe vetëvlerësimin e përgjithshëm të njerëzve të panumërt në të gjithë botën.
- Arsyet pse njerëzit zgjedhim maskerinat
1- Maskerinat duken shumë më mirë
Kur vendosni aparate tradicionale, ju jeni në të vërtetë duke i dhënë lejen ortodontistit tuaj të ngjisë një pjesë të madhe metali në gojën tuaj. Padyshim që, edhe nëse ato vijnë me ngjyra të bukura, ato kurrë nuk janë të bukura. Pavarësisht se si i shikoni aparatet tradicionale, ato janë të pakëndëshme, ndryshe nga maskerinat që në të vërtetë janë të padukshëm. Maskerinat përbëhen nga një material termo-plastik i qartë, i bërë me porosi. Njerëzit vështirë se i vërejnë ato.
Nëse nuk preferoni që të tjerët të kuptojnë që jeni duke bërë një përpjekje për të rregulluar buzëqeshjen tuaj sa më perfekte, maskerinat janë zgjedhja e duhur.
2- Mund t’i hiqni maskerinat në cdo moment
Aparatet tradicionale mund të paraqesin probleme kur pastroni dhëmbët, veçanërisht kur grimcat e ushqimit ngecin në metal. Por nëse përdorni maskerina, nuk do të hasni probleme të tilla. Kurdo që të keni nevojë të pastroni dhëmbët thjesht mund të hiqni maskerinat, dhe t’i vendosni përsëri.
Sigurisht, siç u përmend në një paragraf të mëparshëm, duke hequr vazhdimisht maskerinat tuaja rrezikoni të ndërprisni të gjithë procesin e rregullimit të dhëmbëve dhe ta bëjë atë më pak të efektshëm.
3- Mund të hani pa problem ndërkohë që mbani maskerinat
Ushqyerja me aparatet tradicionale të vendosur në gojë mund të jetë mjaft e mundimshme. Grimcat e ushqimit shpesh mbërthehen në metal, që është ndoshta arsyeja pse ekzistojnë disa lloje ushqimesh që nuk mund t’i hani kur keni mbajtëse metalike. Aparatet tradicionale dëmtohen shumë jo vetëm nga ushqimet e e forta por edhe nga ato që janë më të buta.
Për të evituar vështirësitë në ushqyerje mund te zgjidhni maskerinat. Ajo që i bën të preferuara maskerinat në këtë rast është fakti që janë të lëvizshme. Mund ti hiqni kur jeni duke ngrënë ushqim ”të ndaluar” dhe t’i rivendosni kur të keni përfunduar.
4- Maskerinat janë më të rehatshme se aparatet tradicinale
Sigurisht, që të dyja llojet e trajtimeve shkaktojnë një lloj parehatie. Mbi të gjitha aparatet tradicionale do të veprojnë mbi dhëmbët tuaj duke i ushtruar presion për ti vendosur ata në vendin e duhur. Nga ana tjetër maskerinat ushtrojnë presion më të lehtë se aparatet dhe kjo i bënë ato të jenë më të rehatshme se aparatet. Nuk ka asnjë rrezik se maskerinat mund t’ju presin ose t’ju dëmtojnë mishin e dhëmbëve pasi ato takojnë butësisht me dhëmbët tuaj.