preloader

Facetat e Kompozitit

Facetat e Kompozitit

Facetat e Kompozitit janë material mbushje por shumë më rezistente se materiali normal i mbushjes të cilat aplikohen direkt në dhëmbë. Nuk duhet shumë kohë që dentisti të përgatisë dhëmbët për aplikimin e facetave, dhe procesi i aplikimit konsiderohet minimalisht invaziv. Në Klinikën dentare ”Ledismile” procesi zgjat vetëm disa orë në bazë të nimrit të dhëmbëve që dëshironi ti vishni me faceta.

10 faceta kompoziti

Pyetjet më të shpeshta që më bëjnë pacientët në lidhje me Facetat e Kompozitit:

1. Si është procedura e Facetave të Kompozitit?

Si fillim do të bëhet pastrimi i dhëmbëve plotësisht duke i përgatitur ata për aplikim.
Më pas do të aplikohet ngjitësi i posacëm për të ndihmuar materialin të ngjitet në dhëmbët tuaj. Shtresa shumë të hollë të materialit të përbërë shtohen në sipërfaqen e dhëmbëve tuaj. Përbërja forcohet me anë të një drite.

Ju do të keni mundësinë që sëbashku me specialistin të zgjidhni ngjyrën e duhur për dhëmbët tuaj. Në Klinikën Dentare ”Ledismile” gjithmonë do të gjeni specialistët e duhur me të cilët do të diskutoni edhe për pjesën e ngjyrës në mënyrë që të duken sa më natyralë.

2. Sa është jetëgjatësia e facetave të kompozizit?

Facetat e Kompozitit konsiderohen sot më të qëndrueshme se para disa vitesh. Jetëgjatësia e tyre sigurisht që varet nga mnirëmbatja. Pasi të aplikoni faceta ne Klinikën Dentare ”Ledismile” ju do të pajiseni me mënyrën e duhur për t’u përkujdesur. Nëse ndiqni me përpikmëri këshillat tona qëndrueshmëria e facetave do të shkojë deri në 15 vite ose më shumë.

6 faceta kompoziti

Këshillat bazë janë:

Ndiqni një rutinë të larjes së rregullt të dhëmbëve me një pastë dhëmbësh jo-abrazive.

Mos përtypni objekte të forta.

Sugjerohet gjithashtu edhe kujdes në përdorimin e kafeinës.

3. A mund të hiqen Facetat e kompozitit?

Po, mund të hiqen lehtësisht, riparohen ose zëvendësohen me material të ri.

4. A prishen dhëmbët natyralë pas aplikimit të Facetave të Kompozitit?
Facetat përmirësojnë estetikisht dhëmbët tuaj duke moa i dëmtuar aspak. ato janë të përshtatëshme të përputhen me buzëqeshjen tuaj.

5. A mund të konsumosh kafe kur ke Faceta Kompoziti?

Facetat janë përgjithësisht rezistente ndaj njollave. Sidoqoftë konsumimi i tepërt i pijeve me ngjyrues si kola, kafeinë apo caj mund t’i njollosë ato. Përgjithësisht rekomandohet që për parandalimin e njollosjes së facetave të vendosen në dhëmbë materiale të cilat të parandalojnë njollosjen në momentin që jeni duke konsumuar këto pije.

6. Cilat janë avantazhet e vendosjes së Facetave të Kompozitit?

Materiali mund të ndryshohet, hiqet ose zëvendësohet.

Procedurë mini-invazive e cila kryhet vetëm brenda disa orësh në varësi të numrit të dhëmbëve.

Shumë estetike krahasuar me koston.

Facetat e kompozitit nuk do i japin asnjëherë dhëmbëve tuaj pamjen e dickaje falso, do të duken gjithmonë shumë natyrale dhe jashtëzakonisht shumë afër dhëmbëve natyralë. (Gjë e cila varet shumë nga specialistit të cilit ia besoni).

7. A janë të forta Facetat e Kompozitit?

Facetat e Kompozitit jaë shumë të qëndrueshme por fortësia e tyre varet nga përkujdesja që ju tregoni.

2 faceta kompoziti dhe zbardhim profesional

8. A është i dhimbshëm procesi?

Procesi nuk është i dhimshëm pasi nuk ka grryerje të dhëmbit. mund të ndjeni një diskomfort fillestar por më pas cdo gjë do të kthehet në normalitet.

Nëse keni pyetje të tjera lidhur me Facetat e Kompozitit ju lutem mos hezitoni të na kontaktoni në format tona të kontaktit:

Tel: +3555122299

Facebook: Klinika Dentare ‘Ledismile’

Instagram: klinika_ledismile

Blog Ledismile

Zbardhimi i dhëmbëve
Kirurgji dentare
Protetikë Dentare