preloader

FAQs

FAQs

Këshilla Ledismile

01. 1. Urat me zirkonium pa mbështetje metalike.
Në këtë sistem si strukturë e poshtme në vend të metalit përdoret një përzierje bardhë e quajtur zirkonium. Zirkoniumi është i vetmi material, prodhim i teknologjisë së fundit që mund të ofrojë së bashku edhe eststikën edhe rezistencën. Avantazhi më i madh i sistonit është dhënia e një pamje estetike dhe njëkohësisht shumë të qëndrueshme.
02. 2. Ç'është ZIRKONIUMI?
Prej shumë vitesh në punimet me porcelan përdorej metal për të përforcuar rezistencën e strukturës. Por ngaqë diheshin problemet e strukturës metalike me mishrat e dhëmbëve, indin e dhëmbit, shëndetin e përgjithshëm, dhe sidomos nga ana estetike, prej vitesh vazhdonin kërkimet për një material alternativ. Fillimi i përdorimit të zirkoniumit i cili përdorej dhe në fusha të tjera të mjeksisë, në vend të metalit të porcelanit hapi një epokë të re në stomatologji. Sepse struktura e re me zirkonium jo vetëm nuk sjell probleme me mishrat e dhëmbëve dhe nuk bën alergji, por ka dhe një përthyerje drite të përafërt me dhëmbët natyralë duke qenë kështu më estetike dhe funksionale. Këllëfet dhe urat që formohen duke vendosur porcelan mbi zirkoniumin njihen ndryshe dhe me emrin CERCON si bashkim i emrave ceramic + zirconium. Ky sistem që ka një rezistencë prej 900 MPa, veç vetive fizike më të larta ka një përshtatje mjaft te mire me indin, veçori të përçimit të dritës dhe indikacione të tjera të cilat kanë hapur një epokë të re ne stomatologji. Suksesi i materialit është vërtetuar në fushën e mjeksisë dhe industrisë. Në përfundim të kërkimeve që filluan në vitin 1998 nga viti 2002 ka filluar përdorimi në gjithë klinikat në mbarë botën. Me këto punime të reja janë zgjidhur dhe problemet që lindin tek pacientët tek të cilët përdoren restaurime qeramike dhe metal-qeramike.
03. 3. Në çfarë rastesh klinike mund ta përdorim zirkoniumin?
NE RESTAURIMIN E NJE DHEMBI TEK ME ANEN E NJE KELLEFI · NE VENDOSJEN E URAVE ME 4-7 ELEMENTE · NE KELLEFAT OSE URAT QE VENDOSEN MBI IMPLANTE
04. 4. Për rezultatet perfekte duhet teknologji e lartë
Deri me sot,zirkoniumi meqenese ishte nje material I kushtueshem nuk perdorej ne fushen dentare. Me pas ne institutin teknologjik ne Zyrih ne saje te nje projekti u mundesua prodhimi i zirkoniumit me nje kosto me te ulet me qellim qe te mund te perdorej edhe ne stomatologji. Zirkoniumi perdoret ne mjekesi qe nga viti 1960,me kalimin e viteve zirkoniumin e perpunuan dhe ja rriten me shume cilesine. Zirkoniumi deri me sot eshte perdorur per proteza qe jane vendosur ne vende te ndryshme te trupit, dhe ka provuar te jete joalergjik,e pa probleme.
05. 5. Zirkoniumi si element ka keto veti
1. Rezistent ndaj temperaturave te larta, 2. Rezistent ndaj goditjeve qe mund te pesoje, 3. Nuk percon elektricitet, 4. Nuk percon te nxehtin dhe te ftohtin 5. Percon drite (gje qe e ben ti afrohet shume dhembeve natyrale) 6. Nuk prish shijen e ushqimeve 7. Nuk jep arome te pakendeshme ne goje 8. Nuk demton misherat e dhembeve 9. Nuk eshte alergjik 10. Eshte me I lehte se metali
06. 6. Avantazhet e pacienteve qe perdorin zirconium
Porcelani qe perdoret ne punimet me zirconium ka ulur ndjeshem mundesine e grumbullimit te mikroorganizmave dhe te tepricave ushqimore mbi siperfaqen e dhembeve,rrjedhimisht kemi nje higjene me te mire te gojes. Gjithashtu duke qene se nuk percon te nxehtin dhe te ftohtin,pacienti nuk ka ndjeshmeri nga keto elemente gjate te ushqyerit. Zirconiumi eshte materiali me modern qe perdoret sot ne fushen dentare pasi permban elementet kryesor dhe te domosdoshem per nje punim perfekt Dentar. Nga studimet qe jane bere zirkoniumi nuk perben problem per gingivat,perkundrazi eshte mjaft I shendetshem per to,por duhet te theksojme faktin qe zirkoniumi nuk ndalon terheqjen fiziologjike te mishrave te dhembeve qe vjen si pasoje e kalimt te moshes.
07. 7. Zirkoniumi
Zirconiumi eshte materiali me modern qe perdoret sot ne fushen dentare pasi permban elementet kryesor dhe te domosdoshem per nje punim perfekt Dentar.
08. 8. A kemi nje terheqje te mishrave te dhembeve ?
Nga studimet qe jane bere zirkoniumi nuk perben problem per gingivat,perkundrazi eshte mjaft I shendetshem per to,por duhet te theksojme faktin qe zirkoniumi nuk ndalon terheqjen fiziologjike te mishrave te dhembeve qe vjen si pasoje e kalimt te moshes.
09. 9. Fasetat (Laminate) Veneer
Laminatet Veneer janë shtresa porcelani që vendosen në sipërfaqen e përparme të dhëmbëve. Është një nga mjekimet me konservative (mbrojtëse) Kjo sepse indi që hiqet nga dhëmbi është shumë i pakët. Mjafton të hiqet 0,3-0,7 mm ind. Më pas shtresat e porcelanit (veneer) përshtaten në trashësinë dhe ngjyrën e duhur. Ngaqë janë shtresa shumë të holla dhe nuk përmbajnë metal, janë shumë të suksesshme nga ana estetike. Laminate Veneer i japin mundësi kalimit të dritës dhe kanë një aftësi që dhëmbi mbi të cilin janë përdorur të duket komplet natyral. Kjo cilësi bën që të duken si dhëmbë natyralë edhe në dritën e flash-it dhe të diskos. (Në këtë lloj drite këllëfet që kanë brenda metal duken si njolla të errëta dhe sikur nuk janë në gojë.) Kalueshmëria e dritës nga Laminat varet nga porcelani i përdorur dhe teknika e prodhimit. Periudha e mjekimit është e shkurtër. Në kontrollin e parë merret një masë nga pacienti. Ngjiten lamina të përkohshme në formën dhe gjatësinë që do të bini dakort me mjekun tuaj. Sipas modelit të marrë në tre dimensione ju mund të shikoni se si do të jenë dhëmbët tuaj përpara se të nisni punimet me to. Më përpara ngjiten shtresa plastike të përkohshme të cilat do të mbrojnë dhëmbët tuaj derisa të vendosen laminat e porcelanit. Kontrollohet dhe pershtatja e këtyre Laminave me fytyrën dhe bëhen ndryshime të laminave për të gjetur buzëqeshjen ideale. Sipas këtij modeli përgatiten laminat e porcelanit dhe ngjiten. Laminat e porcelanit megjithëse janë shumë të holla, janë shumë rezistente ndaj thyerjeve. Me një metodë të veçantë (rezin kufizuese) kryhet ngjitja dhe pastaj është e pamundur shkëputja e laminave nga dhëmbi. Por mund të largohen ashtu si tek dhëmbët natyralë duke i gërryer. Laminat kanë nevojë për preparim minimal, nuk ngjyrosen nga agjentë si cigarja, çaji, kafja, dhe nuk dallohen nga dhëmbi natyral përsa i përket përçimit të dritës. Prandaj kjo është metoda më e përshtatshme e mjekimit estetik që përdoret ditët e sotme.
10. 10. Tek kush mund të përdoret Laminate Veneer?
- Në pacientët me thyerje në dhëmbët e përparmë. - Në largimin e ndryshimeve në gjatësi, ngjyrë midis dhëmbëve.. - Në dëmtimin e kufijve të sipërm të dhëmbëve. - Në mbushjet e mëdha dhe në dhëmbët me ngjyrë të errët. - Në ata që nuk janë të kënaqur me ngjyrën e dhëmbëve(në ngjyrosjen nga tetraciklina). - Në dhëmbët e shtrembëruar, nëse pacienti nuk do mjekim ortodontik. - Në dhëmbët e ndarë nga njëri tjetri. - Në ata që nuk janë të kënaqur nga forma e dhëmbëve (gjatësi, madhësi). - Tek ata që duken mishrat e dhëmbëve shumë kur qeshin. - Në fitimin e një buzëqeshjeje (linjë buzëqeshje në formë U-je) dhe në fitimin me anë të saj të një bukurie energjitike dhe natyrale.
11. 11. Laminate Veneer mund të kryhet në çdo person që kërkon një buzëqeshje të bukur pa i dëmtuar fare dhëmbët
Cilat janë avantazhet e Laminate Veneer • Është nga mjekimet më konservative (mbrojtëse) kjo rrjedh prej hollësisë se indit i hiqet rreth 0,3mm-0,7mm. Prandaj ska nevojë të pritet dhëmbi (të hollohet) • kohëzgjatja e mjekimit është shumë e shkurtër. Në 2 ose 3 seanca arrini një buzëqeshje të re. • Sipas modelit që përgatitet mund të shihni formën 3 dimensionale që do të kenë dhëmbët tuaj para se të fillojë punimi tek dhëmbët. • Kur bëhet me indikacionin, teknikën dhe dizenjimin e duhur të një qeshjeje të bukur bëhet shumë e përshtatshme me fytyrën e pacientit sa të mos bie në sy të personave të tjerë. • Ngaqë ka karakteristikën është e pamundur ti dallosh nga dhëmbët natyralë. Sa më tepër cilësi të kalimit të dritës të kenë këto Laminate Veneer aq më natyralë do të jetë përfundimi. • Shtresa e porcelanit e lustruar mjaft mirë ul në maximum formimin e gurëzave. • Nuk ndryshon nga faktorë të jashtëm si kafe, çaj duhan. • Si material është shumë i thyeshëm. Por kur ngjitet ashtu siç duhet me dhëmbin është shumë rezistent ndaj forcave tendosëse dhe tërheqëse. Psh është e pamundur të heqësh një Veneer nga dhëmbi. Mund të largohet nga dhëmbi me frezë diamanti. • Ka rezistencë të madhe ndaj dëmtimit.
12. 12. Cilat janë disavantazhet e Laminate Venee
• Është më e kushtueshme se metodat alternative të mjekimit • Është teknikë delikate. Kërkon një punë klinike dhe laboratori të mirë. Stomatologu dhe laboranti duhet të kenë dije teknike dhe aftësi artistike të mjaftueshme në këtë mjekim.
13. 13. Gingivoplastia
Është një metodë e cila përdoret në atë që quhet "gummysmile" pra qeshje ku mishrat e dhëmbëve duken më shumë se çduhet. Me një operacion të vogël hiqen këto teprica që prishin buzeqeshjen. Tek këta pacientë punojnë sëbashku stomatologu estetik dhe periodontologu (doktori mishit të dhëmbëve) dhe përcaktohet forma që do tu jepet mishrave të dhëmbëve. Periodontologu i rregullon mishrat e dhëmbëve deri në nivelin e paracaktuar duke i dhënë një harmoni të bukur. Pacientit i bëhet një anastezi lokale dhe ai nuk ndjen asgjë. Gingivoplastia është një operacion shumë i vogël por shumë i rëndësishëm sepse mund të ndryshojë buzëqeshjen totalisht. Kur problemet estetike përfshijnë dhe dhëmbët, atëherë pas operacionit të mishrave të dhëmbëve mund të shoqërohet dhe me Laminate Veneer, për të arritur një përpunim të plotë të buzëqeshjes.
14. 14. 6 – 14 % e popullsisë botërore nuk shkojnë tek stomatologu vetëm prej frikës
a. A vazhdoni të këmbëngulni për të mos shkuar tek stomatologu megjithëse keni shumë dhimbje dhëmbi.? b. Kur shkoni tek stomatologu, a jua shton frikën dekoracioni i klinikës? c. A shqetësoheni nga zhurmat e mjeteve që përdor stomatologu? d. A e shton frikën tuaj mosditja e mjekimit që do tju bëhët? e. Mendimi që "mjetet që do të përdoren mund të mos jenë sterile" f. A ju shqetëson? g. A keni frikë nga infeksionet? h. Kur keni dhimbje të padurueshme dhëmbi dhe detyroheni të shkoni tek stomatologu, a ndjeni të përziera, rrahje zemre dhe djersitje? i. A ju vjen mendimi se nuk do të dilni nga ndjenja e anestezisë? j. A ju vjen mendimi se nukdo ti duroni aromat gjatë mjekimit? Frika nga dentisti nga ana psikologjike përfshin frika jo të bazuara mbi gjëra llogjike, si psh. frikë ose mospëlqim për të mos shkuar tek dentisti. Ndërsa fobia nga dentisti është një problem më i rëndësishëm dhe më serioz se frika normale nga dentisti. Mënyra më klasike e sjelljes së personit fobik është anashkalimi i ngjarjeve. Kjo sjellje megjithëse mund të quhet zgjidhje në rastin e fobive të tjera, në rastin e largimit nga kontrolli i dhëmbëve të dëmtuar tek dentisti, sjell një rëndim të gjendjes më tepër se zgjidhje të saj.Ashtu si çdo frikë, dhe frika nga dentisti mbështetet në supozime jologjike.Ajo bazohet mbi njohuri të gabuara dhe mund të mjekohet me psikoterapi. Largimi i frikës së pacientëve që shqetësohen nga zhurma e pajisjeve të klinikës mund të largohen nga ekranet e vendosura përpara poltronës së dentistit të lidhur me DVD. Vëmendja e pacientit shpërndahet edhe nga ana vizuale, edhe nga ana auditive. Muzika supreson zhurmën e pajisjeve, dhe kësisoj frika e pacientit largohet. Për personat shumë të emocionuar mund të përdoren jastëk që bëjnë masazh të shpinës dhe këmbëve, ose me opsion ngrohjeje që pacienti të relaksohet. Frika nga dentisti nxitet fillimisht nga ambjentimi i vizitës. Ngjyrat dhe objektet e përdorura në dekoracion vendosen në mënyrë që të relaksojnë pacientin. Dentisti duhet të shpjegojë hap pas hapi mjekimin që do të ndiqet dhe duhet të kërkojë nga pacienti që ti tregojë kur të ketë dhimbje dhe ti japë besim që do të ndërpresë punimet në momentin kur ka dhimbje.
15. 15. Si mund të luftohet ankthi ?
Në pacientët që kanë më tepër frikë mund të përdoren ilaçe dhe metodat e psikoterapisë dhe zgjidhja më e mirë arrihet me bashkëpunimin e dentistit me psikiatrin. Disa persona kur shkojnë për herë të parë tek dentisti, ose kur detyrohen të shkojnë pas një kohe të gjatë jetojnë ankth. Frikat e pabaza, paragjykimet, zhurmat e pajisjeve e shtojnë ankthin.
16. 16. Disa pika për të qetësuar veten
• Mos pini kafe apo ujë të gazuar të cilat do tju rrisin emocionin përpara shkuarjes në vizitë. • Hani ushqime me shumë proteina si djathë, vezë... sepse këto rrisin prodhimin e lëndëve qetësuese për trupin. • kur të shkoni për vizitë mos u vishni shpejt, dhe mos e ngisni makinën më shpejtësi. • Mundohuni të pushoni sa më tepër një natë para vizitës. • Mund të merrni me vete CD player për të dëgjuar këngët tuaja të preferuara.
17. 17. Si lahen dhëmbët?
Lëvizni furçën tuaj në formë rrethore të vogël në vendin ku bashkohen mishrat e dhëmbëve me dhëmbët tuaj në një kënd 45° dhe këtë veprim përsëriteni në anën e jashtme dhe të brendshme të çdo dhëmbi nga 10 sekonda për çdo dhëmb. Si duhet të jetë një furçë ideale? Një furçë ideale duhet të jetë me një butësi mesatare, me të paktën 3 rradhë, nga fije plastike të rrumbullakosura. Me furçat me koka të vogla mund të arrihet një pastrim më i detajuar. Kini kujdes rregullat e mëposhtme për ta përdorur furçën tuaj në mënyrë të shëndetshme dhe efektive. • Furça juaj duhet të ndërohet kur fijet nuk janë më paralele (afërsisht çdo tre muaj). Po qe se kjo ndodh brenda çdo muaji do të thotë se i jepni më tepër presion se çduhet furçes. • Furçat duhen mbajtur ne vend që të thahen shpejt dhe të mos kenë kontakt me furça të tjera. • Duhet të keni të paktën 2 furça. Furça plastike ka nevojë për një ditë që të thahet plotësisht. Po qe se përdoret përditë një furçë , nuk thahet tamam dhe nuk e kryen plotësisht pastrimin e duhur. • Kur ju bie gripi ndërrojeni furçën. Furçat janë një mjedis shumë i përshtatshëm për shtimin e viruseve dhe baktereve. Nëse virusi i gripit vendoset në furçë, mund të përballeni sërish me të njëjtën sëmundje. • Kur përdorni pije me aciditet si lëng portokalli, lëng limoni, kokakola, mos i lani dhëmbët brenda 30 minutave, ose mos përdorni pije të tilla 30 minuta pasi të lani dhëmbët. Pijet me aciditet prishin ekuilibrin e pH dhe shkrijnë shtresën mbi dhëmbët tuaj, dhe më pas kur fërkoni dhëmbët me furçë kjo shtresë largohet plotësisht dhe dhëmbët tuaj gërryhen pak nga pak.
18. 18. Llojet e furcave dhe filleve dentar
Furce speciale per pastrimin e protezave totale dhe parciale. Furce speciale per pastrimin e urave te porcelanit. Furce speciale per ato qe kane aparat ortodontik. Fill Dentar special per te pastruar hapesirat nen urat e porcelanit. Furca speciale per pastrimin e gjuhes. Pastrues gjuhe.
19. 19. Mbushjet me porcelan (IPS,EMPRESS)
Mbushjet me Porcelanin IPS (Leucide reinforced pressable porcelain),jane me te mirat ne bote persa I perket harmonise qe ka ato me mishrat e dhembeve. Per realizimin e mbushjes me porcelan perdoret teknologjia me e perparuar. Mbushjet me porcelan qe realizohen ne laborator pervec estetikes kane edhe nje kontakt mjaft te mire me dhembet fqinje,gje kjo qe eleminon grumbullimin e ushqimeve ndermjet dhembeve. Kjo vecori e mbushjeve me porcelan vjen ngaqe punimi realizohet jashte kavitetit te gojes,ne laborator. Ne proceduren e mbushjes me porcelan nuk preket indi I shendetshem I dhembit. Sigurohet ngjitje maksimale duke patur humbje minimale te indit Dentar. Meqenese perbehet nga porcelan i forte nuk kemi rrjedhje anesore(kjo lloj mbushje pengon prishjen poshte saj dhe renien e vete mbushjes). Ne menyre te vecante duhet te permendim faktin qe ky lloj porcelani qe perdoret per mbushje ka vetine qe I pershtatet fortesise se dhembit dhe nuk irriton gingivat. Ngaqe fortesia e tij eshte e perafert me ate te smaltit te dhembit nuk I demton dhembet e as mbushjet e tjera me kompozit. Dhe ne kete forme nuk ngelet nevoja te gerryhen dhembet qe jane gerryer me pare por nuk iu eshte vene kellef.
20. 20. Era e keqe e gojës
Shkaku i eres se gojes jane lendet e mbetura nga mikrobet e ngordhura dhe gazi i quajtur squfur volatil (i avullueshem). Era e keqe qe vjen nga frymemarrja kryesisht e ka burimin nga goja.Nje infeksion brenda gojes, nje semundje e perparuar e mishrave te dhembeve apo bakteret e vendosura ne mbeturinat ushqimore te mbetura ne goje prej disa oresh mund te jene shkak i eres. Ndersa problemet e tjera sistemike qe behen shkak i eres se keqe jane: Tonsiliti, inflamacioni i mushkerive, sinusiti, diabeti (era e acetonit), semundjet e stomakut dhe te zorreve, insuficienca renale, demtimet e melcise dhe metabolizmit. Fillimisht duhet te vihet diagnoza e eres se gojes dhe me pas te vendoset per trajtimin e saj.Ne ererat qe vijne prej brendesise se gojes duhet te ndiqen hapat e meposhtem: · Mjekohen te gjithe dhembet e prishur. · Mjekohen semundjet e mishit te dhembeve. Pastrohen gurezat. Gjera te tjera qe duhen bere per eleminimin e eres se keqe: · Pas cdo vakti lajini dhembet me furce per 3 min,dhe perdorni njehere ne dite fillin Dentar. · Vendoseni furcen ne nje vend te paster dhe te thate,dhe lajeni mire pas perdorimit. · Gjuha perderisa ka shume te thelluara dhe brazda ne siperfaqen e saj,bakteret pasi pozicionohen eshte mjaft e veshtire per ti pastruar. Prandaj eshte e rendesishme qe se bashku me dhembet te lajme me furce edhe siperfaqen e gjuhes e sidomos pjesen e pasme te saj,kjo eshte e rendesishme per eliminimin e eres se keqe. Nese kjo menyre eshte e bezdisshme dhe mund tju provokoje te vjella,atehere me nje luge plastike pastrojeni gjuhen duke e rreshkitur lugen mbi siperfaqen e saj nga fundi ne fillim. · Sprajet e ndryshme apo gargarat e castit nuk e eleminojne eren e keqe pervec se disa min (5-7). · Nese doni te eleminoni eren e keqe pregatisni nje gargare me %50 uje dhe %50 peroksid hidrogjeni · Aroma e burimeve ushqimore si(hudhra,qepa,alkoli etj…) mund te eleminohen pjeserisht vetem nese te nesermen ne mengjes me stomakun bosh pijme nje gote qumesht te ftohte.
21. Shëndeti i dhëmbëve te gruas
Pse duhet që gratë të kujdesen me tëpër për shendetin e gojes dhe te dhëmbëve? Shendeti i dhëmbëve dhe i gojes tek gratë në periudha të ndryshme kerkon me tepër vemendje. Tek gratë përiudha të tilla si puberteti, menstruacionet,shtatzania, menopauza dhe ndryshimi i nivelit hormonal ndikon drejtpërsedrejti ne shendetin e gojes dhe të dhëmbëve. Veçanerisht gratë janë me të ndjeshme ndaj problemeve të tille si dhimbje e ATM se nofulles, dhimbje të muskujve të fytyres,gojes se thatë etj. Puberteti: Zakonet mund të jenë shkak për fryerje të mishrave të dhëmbëve. Virusi herpes madje mund të bëhet shkak për semundje të tilla si afte dhe ulcera. Ushqimet e idhëta dhe me acide mund të irritojnë mishrat e dhëmbëve.Nuk janë shume të suksesshem në kujdesin ndaj dhëmbëve. Është një periudhe ku prishjet e dhëmbëve dhe infeksionet rastisen shumë shpesh. Ilacet(contraceptive) kontrolluese të lindjes. Ilaçet kontrollues të lindjes për arsye të përmbajtjes se tyre (progesteron dhe estrogjen) ndikojnë në shtatzaninë dhe bëhen shkak për probleme të tilla si fryrje të mishrave të dhëmbëve, gjakosje të lehtë, skuqje. Kur përdorimi i disa antibiotikeve behet bashke me keto ilace ndikimi i ketyre ulet. Gratë që përdorin keto ilace kanë dyfish rrezik infeksioni(alveolit) pas heqjes se dhëmbit. Prandaj për ketë arsye para se të bëni vizitë duhet që ti tregoni dentistit që keni përdorur ilace të tille. Shtatzania Gratë shtatzena për shkak të levizjeve të menjëhershme të nivelit të hormoneve (esterogjen dhe progesterone) janë me të ndjeshme (prekshme) ndaj infeksioneve të mishrave të dhëmbëve. Nëse nuk pastrohen mire mbetjet ushqimore tek mishrat e dhëmbëve mund të formohet shumë lehtësisht gingivitis ( mishra dhëmbësh të skuqur, të fryer dhe me gjakosje ). Gratë shtatzena me probleme serioze të mishrave të dhëmbëve rrezikohen nga lindja e hershme dhe bebe nën peshe. Tumoret e lehta që shfaqen tek mishrat e dhëmbëve të grave shtatzena zhduken shpejt pas mbarimit të shtatzanise. Gratë që mengjeseve zgjohen me të përziera ka rrezik që dhëmbët e tyre të demtohen nga acidet që ndodhen në goje. Për të parandaluar kete fenomen rekomandohet shpërlarja e gojes me uje të bollshem. Të ushqyerit mire veçanërisht marrja e bollshme e vitaminave C dhe B12 e bën mjedisin e gojes të fortë dhe të shendetshem. Pastrimi i gurezave të dhëmbëve jo vetëm që pengon formimin e infeksioneve por ul në maksimum mundesinë e formimit të prishjeve apo tumoreve. Për shtatëzenat koha me e mire për tu vizituar është koha në mes 4-6 muajsh. Nëse ka ndonjë faktor që shqëtëson apo shkakton dhimbje,shtatzena duke u konsultuar krahas dentistit edhe me gjinekologun duhet të shpetoje nga ky shqëtësim. Por vizitat që nuk janë urgjente nuk preferohen të bëhen gjatë kohes se shtatzanise. Menopauza Gjatë menopauzes tek gratë shfaqet një shqetësim i tille si tharje e gojes, ndjejme djegje brenda gojes, ndjejme djegje brenda gojes, ndryshim të shijes etj. Mishrat e dhëmbëve janë me delikat dhe me me dhimbje. Testi për forcimin e hormoneve(HRT) mund të shkaktoje skuqje, gjakosje ose fryrje të mishrave të dhëmbëve. Faktore të tjere Ilacet e dietave, cigarja (duhani),ushqimet e prishura janë faktore që ndikojnë negativisht në shëndetin e gojës dhe të dhëmbëve. Keto bejani të qartë patjetër mjekut tuaj.
22. 22. Të ushqyerit e femijeve dhe shendeti i dhëmbëve
Për zhvillimin e femijeve, ushqyerja e ekulibruar ka rol shume të madh. Dhëmbët, kockat e nofulles dhe brendesia e gojes do të jenë të shendetshme tek femija për tu ushqyer në një menyre të shendetshme. Ushqyerja e femijes duhet të përmbaje patjetër pese nga grupet kryesore. Fruta Përime Drithra Qumesht, djathe, kos Mish, pule, peshk Siç shihet brenda ketyre gjenden ushqime me sheqer dhe me niseshte. Për ushqyerjen e femijes tuaj keto janë të pa nevojshme. Veçanerisht ushqimet e buta me sheqer që u ngjiten femijeve tek dhëmbët janë shkaku kryesor i prishjes se dhëmbëve. Keto ushqime duhet që femija i juaj ti konsumoje në minimum për të pasur dhëmbë të shendetshem.
23. Çfare duhet bere kur keni vendosur te keni nje bebe?
Pas një shtatzanie të planifikuar ashtu siç është e nevojshme vizita te gjinekologu është e domosdoshme të bëhet një vizitë edhe tek dentisti. Në ketë vizitë është mire të bëhet kontrolli brenda gojes dhe radiografi për të parandaluar problemet gjate shtatzanise. Kështu duhet shpëtuar nga frika që në çdo çast mund të keni dhimbje dhëmbi,kështu kaloni një shtatzani të qetë.
24. Problemet që mund të dalin në lidhje me dhëmbët
Dhëmbët e pjekurise: keto mund të qëndrojnë për vite pa nxjerre problem. Nëse keni një dhëmb pjekurie të cilit I eshte formuar nje xhep,është gjysme i hapur ,ose është i mbushur sipër me mbeturina ushqimore,para se të planifikoni shtatzanine duhet ta hiqni që të shpetoni nga ky problem.Sepse mund të shkaktoje dhimbje të fuqishme dhe infeksion. Zgjidhja e ketij problemi është antibiotiku,rontgeni(grafia)dhe në shumicen e rasteve heqja(shkulja). Dhëmbët e prishur: Mes 3 ose 6 muajve mund të bëhen prishje të vogla.Po qe se keni edhe një prishje fare të vogel të dhëmbit duhet ta vizitoni para shtatzanise. Mishrat e dhëmbëve: Nëse keni mishin e dhëmbit me dhimbje,te fryer apo me rrjedhje gjaku duhet patjetër që ta vizitoni para shtatzanise sepse keto simptoma do të shtohen. Dhe nëse keni një problem të tille me dhëmbet pa i kontrolluar të gjithe mos planifikoni shtatzani.Sepse në të kundert mund të përballeni me lindje të hershme apo me lindje të bebes nën peshe.Edhe nëse nuk keni asnjë problem duhet të bëni një pastrim dhe të merrni mesim mbi higjenën dhe përdorimin e furçes. Mos harroni të vizitoni dentistin njëhere në 3 muaj pasi keni ngelur shtatzenë.
25. Çfare problemesh dhe ndryshimesh ndodhin në strukturen e dhëmbit dhe të gojes gjatë shtatzanise
Gratë janë të ndjeshme ndaj sëmundjeve të mishrave të dhëmbëve për arsye të lëvizjes së menjëhershme të nivelit te estrogjenit dhe të progesteronit. Nëse nuk bëhet pastrimi i mire i dhëmbëve nga mbetjet ushqimore mund të formohet gingivitis(infeksion i mishrave të dhëmbëve).Mishrat e dhëmbëve i keni të fryer dhe të skuqur ,me gjakosje.Që të mos ndodh kjo duhet një larje e kujdesshme dhe një përdorim i mundshëm i fillit dentar.Gjatë shtatzanise mund të formohen tumore të mishit të dhëmbëve. Keto nuk janë të dëmshme,dhe në një kohe të shkurtër pas shtatzanise zhduken.Të vjellat e shpeshta gjatë shtatzanise çojnë në acidizim të mishrave të dhëmbëve dhe mund të bëhet shkak për prishje.Nga ky problem mund të shpëtohet me një larje të mire dhe me një kujdes të dhëmbëve.Por jo larja e dhëmbëve menjëhere pas të vjellave ku acidi është në maksimum.Me e mire është që pas vjelljes të shpërlajme gojen me H 2O dhe të presim 20-30 minuta dhe pastaj ti lajme me furçe. Nëse nëna shtatzanë shqëtesohet nga larja e shpeshtë e dhëmbëve me furçe dhe ndien shqetësime në stomak, larja e gojes vetëm me uje madje luan rol të rendesishem në largimin e acidit nga goja. Mes njërezve ka një bindje që bebja merr kalciumin e dhëmbëve të se emes. Por nëse nëna me anë të ushqimit merr kalcium të mjaftueshem nuk ka asnjë prolem. Nëse e ka të pamjaftueshme atëhere fillimisht do ti plotësohet nevoja e bebes. Kalciumi që nevojitet nuk sigurohet nga dhëmbët por nga kockat e gruas shtatzanë. Nëse gjatë shtatzanise dhëmbët u prishen me shpejtësi nuk duhet të fajsoni femijet sepse kjo nuk ndodh si rezultat i marrjes se kalciumit por si rezultat i mos kujdesjes për gojen. Vetëm lani dhëmbët pak me kujdes dhe vizitoni dentistin.
26. A mund te ndahet shendeti I dhembit ne periudha gjate shtatezanise?
3 mujori i pare(perioda e pare).Është periudha më delikate dhe me e shpejtë e formimit të bebes,në ketë periudhë,pa ngelur të detyruar,duhet të vizitojmë gratë shtatzena. Në të njëjtën kohe kjo përiudhe është periudha ku shfaqet me tepër prishja e mishrave të dhëmbëve dhe shtimit të gjakosjeve. Në ketë përiudhe është mire të bëhet një pastrim i dhëmbëve nga gurezat dhe një edukim në lidhje me higjenën dhe larjen e dhëmbëve. Periudha e 2-të (3-6 mujore). Eshtë përiudha ku mund të bëhet cdo gje pervec grafive apo heqje dhëmbi. Nëse keni një problem dhe e lini pas dore në kohen kur shtatzania ka përparuar,dhimbjet e mundshme mund të bëhen shkak për lindje të shpejtë (te hershme). Nëse para shtatzanise nuk keni vizituar dot dentistin patjetër bejeni ketë në 3-6 muajt e pare të shtatzanise.
27. Çfare duhet të bejme në rast infeksioni ose pishjes se dhëmbit gjatë shtatzanise?
Vizitat në lidhje me ketë çeshtje bëhen lehtësisht gjatë 3 dhe 6 muajsh. Nëse shfaqet ndonjë problem gjatë përiudhes 1-3 mujore dhe është e pamundur të pritet dhe disa muaj të tjere mund të nderhyhet. Ose përndryshe me aplikime të përkoheshme pritet deri në periudhen e dytë. Nëse gjatë 6-9 mujorit të shtatzanisë nuk ka dhimbje të forta,me zgjidhje të perkohshme bëhet e mundur shtyrja e nderhyrjes në përfundim të shtatzanise. Me e drejtë ëshë që shtatëzana në çdo përiudhe të shtatzanise të shkojë dhe të konsultohet me specialistin dhe sipas vështiresisë së rastit të merret vendimi. Nëse gjendja shendetsore dhe shpirtërore e shtatzanës është e mire atëhere ajo kurdohere mund të heqe dhëmb, mund të vizitohet dhe të beje mbushje. Sepse net e kundert stresi që mund të vije nga dhimbja mund të jetë e rrezikshme për beben.
28. Ruajtja e dhëmbëve nga prishja tek shtatzanat
Për shkak të ndryshimit hormonal misherat e dhëmbëve dhe dhëmbët bëhen më delikat prandaj në ketë përiudhë duhet treguar me tepër kujdes. Kur ngadalesohet rrjedhshmeria e peshtymes zvogelohet dhe larja e mishrave të dhëmbëve. Veçanërisht në muajt e pare të shtatzanise të vjellat e bejnë peshtymen me acidike kështu që tëndenca për prishje të dhëmbëve dhe shperlarja me uje e dhëmbëve rritet ndjeshem. Larja e shpeshtë e dhëmbëve dhe shperlarja me uje të bolshem të gojes mjafton për të ulur ndikimin e ketyre mbetjeve negative tek peshtyma.
29. Kur isha shtatzenë kam përdorur antibiotike, a mund të jetë i demshem për dhëmbët e bebes?
Përdorimi i antibiotikeve në përiudhen e shtatzanisë në mënyrë të ndërgjegjesuar mund të bëhet shkak për probleme me serioze se problemet e dhëmbëve. Nuk duhet të përdoren ilace pa keshillen e mjekut gjatë shtatzanise. Veçanërisht 9 mujorshi i pare është shume delikat. Ka një antibiotik që bëhet shkak për prishjen e ngjyres dhe struktures se dhëmbëve, "Tetraciklina". Keto antibiotike nuk duhen përdorur gjatë shtatzanise duke bere përjashtim ndonjë rast të veçantë.
30. Gjatë shtatëzanise a mund të bej grafi dhëmbi?
Nëse duhet për diagnostifikim mund të bëhet maksimumi një ose dy here. Grafia e përdorur tek dentisti e ka rrezen e dobet dhe bebeja është shume larg ndikimit të rrezeve. Por prape nuk duhet lenë pas dore mbulimi i barkut me mbulese plumbi gjatë ketij veprimi.
31. Për shendetin e dhëmbëve të bebes çfare duhet të bej gjatë shtatzanise?
Ushqyerja e ekulibruar, shëndeti dhe qëndrimi larg përdorimit të ilaceve janë disa prej rekomandimeve. Çdo gje zhvillohet në menyre te panderprere. Kalciumi,fosfori dhe minerale të tjera merren nga qarkullimi i gjakut të nënës dhe përdoren për zhvillimin e dhëmbëve të bebes dhe asgje tjetër veç ushqyerjes keq të nënës nuk ndikon në ketë zhvillim. Të gjithë e dime se fluori është i rëndesishëm në zhvillimin e dhëmbëve por për dhëmbët e bebes ne barkun e nenes nuk ka ndonje ndikim fluorizimi nëpërmjet ilaceve. Pra nuk ka ndonjë dobi në marrjen ekstra të flourit.
32. Ka ca gjera që duhen shmangur gjatë shtatzanise
Rrini larg infeksionëve. Në rast se do keni temperature nga nje virus apo infeksion,ekulibri delikat i kripes se fosforit apo të kalciumit në gjak mund të prishet. Dhe kjo mund të prishe cilesinë dhe sasinë e struktures së dhëmbit qe po zhvillohet gjate asaj periudhe. Edhe në rast të rekomandimit nga ana e doktorit,Brenda mundesive duhet të rrihet larg antibiotikëve me përmbajtje tetraclikline. Tetraciklina njollos dhe prish ngjyren e dhëmbëve të qumeshtit dhe të përhershem. Tashme ky antibiotik nuk po përdoret më nga doktoret. Ushqehuni mire: të ushqyerit mire ashtu siç është i rendesishem nga çdo aspekt edhe nga kendveshtrimi i shendetit të dhëmbëve është shumë i rendesishem. Një pikë tjetër e rendesishme është edhe ndikimi që mund të kenë dhëmbët e femijes nga lindja e hershme. Shkak për ketë është mos plotësimi mineral i pjesëve të dhëmbit që bën që dhëmbi të jetë me pak i qëndrushem. Dhëmbët e femijeve të lindur nga një lindje e hershme kerkojnë me tëpër vëmendje. Fëmijet e lindur në kohe janë me të qëndrueshem ndaj ketij problemi.
33. Vizita e pare tek dentist
Kur bebeja juaj të jetë 6 muajsh do të filloje ti duket dhëmbi i pare i qumështit. Në çast kur shihni dhëmbin e pare të qumështit është mire të rezervoni një takim me mjekun dentist. Nga kjo vizitë do të mesoni shqëtësimet që mund të dalin me prapa në lidhje me dhëmbët, mishrat e dhëmbëve dhe qiellzen e gojes. Po në ketë vizitë do të informoheni për gjerat që duhet të keni kujdes, si zhvillimi i nofullave dhe fytyres dhe problemeve me dhëmbët e qumshtit. Ketë lloj vizite e quajme "vleresim i gojes, dhëmbëve të bebes së shëndetshme". Kontrolli tjetër do të bëhet kur femija të mberrije në moshën 3-5 vjeç, ku do të bëhet vleresimi i përgjithshem i gojes dhe dhëmbëve. Në ketë vizitë do të mesohet larja e dhëmbëve dhe ushqyerja. Duke u praktikuar fluor sipërfaqesor do të rritet rezistenca e dhëmbëve. Por detyra e prinderve nuk mbaron vetëm me dergimin e femijes tek mjeku stomatolog por duhet ta beje dentistin të pelqyer edhe tek femijet. Përpiquni që para vizitës se dentistit, femija ta kuptoje si aventure argetuese. Vizitën te mjeku duhet ta bëni në nje çast kur fëmija është i çlodhur I tregoni ngjarje argetuese me dentist. Në shtëpi në forme loje i kontrolloni gojen njëri tjetrit. Jepuni rendesi dhëmbëve dhe bëni që dhe femija juaj ta kuptoje ketë. Dhe të gjitha keto do të bejnë të mundur që femija të shkoje me deshire tek dentisti,të doje dhëmbët dhe të kujdeset për
34. Ç’është bleaching (zbardhimi i dhëmbëve)?
Zbardhimi i dhëmbëve është një zgjedhje kozmetike për personat që nuk janë të kenaqur nga ngjyra e dhëmbëve. Kjo është një metode oksigjenimi për të zbardhur dhëmbët e atyre individeve që u ka ndryshuar ngjyra nga shkaqe të ndryshme,dhe për të hapur ngjyren e dhëmbëve të individeve të veçantë ne disa tone me te celura. Ngjyra natyrale e dhëmbëve me kalimin e viteve ndryshon prej faktoreve të ndryshem. Me kryerjen e zbardhjes se dhëmbëve në klinike ose në shtëpi mund të përftohet një zbardhje 2-10 tone, dhe një qëshje me e bukur. Veprimi bleaching duhet të përdoret patjetër nën kontrollin profesional. Kemi dy lloj ngjyrimesh tek dhembet: 1. Ngjyrimi i brendshem. Është ngjyrim që nuk nxirret dot me furçe dhe që ka vepruar në brendesi të dhëmbit. Ndryshimet strukturale (të lidhura me ilace ose me marrje të tëpërt të fluorit ) gjatë përjudhes se formimit të dhëmbëve hyjnë në ketë klase. Veprimi bleaching është shume i suksesshem në shumicen e ketyre problemeve. 2. Njollosja e dhëmbëve. Janë ngjyrimet në sipërfaqen e dhëmbëve nga agjentë ngjyroses si duhani, çaji, kafeja etj. Në shumicen e rasteve keto njolla mund të hiqen me pastrim të gurezave dhe me një pastrim profesional me furçe. Ngjyrimet e ndryshme kerkojnë mjekime të ndryshme. Prandaj duhet të merret një vendim midis pacientit dhe stomatologut.
35. Sa llojë ngjyrimesh kemi tek dhëmbët
1. Ngjyrimi i brendshem. Është ngjyrim që nuk nxirret dot me furçe dhe që ka vepruar në brendesi të dhëmbit. Ndryshimet strukturale (të lidhura me ilace ose me marrje të tëpërt të fluorit ) gjatë përjudhes se formimit të dhëmbëve hyjnë në ketë klase. Veprimi bleaching është shume i suksesshem në shumicen e ketyre problemeve. 2. Njollosja e dhëmbëve. Janë ngjyrimet në sipërfaqen e dhëmbëve nga agjentë ngjyroses si duhani, çaji, kafeja etj. Në shumicen e rasteve keto njolla mund të hiqen me pastrim të gurezave dhe me një pastrim profesional me furçe. Ngjyrimet e ndryshme kerkojnë mjekime të ndryshme. Prandaj duhet të merret një vendim midis pacientit dhe stomatologut
36. Gjerat që duhen të kihen kujdes në bleaching
a. Të mbrohen mishrat e dhëmbëve me kujdes b. Duhet të kontrollohen saktë përqëndrimi i ilaçit të përdorur( xhelet e bleaching përmbajnë peroksid karboni në përqindje të ndryshme ) dhe periudha e përdorimit. Disa pacientë ankohen për ndjeshmeri tek dhëmbët gjatë apo pas kryerjes se zbardhimit. Kjo ndjeshmeri humbet për 1-3 ditë. E rendesishme është që veprimet të kryhen në mënyren e duhur.
37. Në sa forma kryhet veprimi i zbardhimit?
- Është Power Bleaching që kryhet brenda një ore në mjedis zyre dhe mund të zbardhe dhëmbët 6-8 tone. - Zbardhimi në shtëpi,është zbardhimi që kryhet duke vendosur xhel me përberes përoksid karboni që pregatitet i përshtatshem për pacientin dhe vendoset brenda protezave plastike të pregatitura posacerisht për ketë veprim. Zbardhimi arrihet rreth 5-7 ditë. Mjafton të mbushet 4-8 ore në ditë (varet nga xheli dhe nga ngjyra).
38. Zbardhimi ne shtepi
Xheli përdoret në përqindje të ndryshme. Duhet të ruhet në frigorifer. Tre ditët e para duhet të përdoren pa nderprerje pastaj mund të përdoren me nderprerje Gjatë përdorimit duhet të rrihet larg materialeve ngjyrosese si çaj, kafe , vere , duhan etj. Nuk mund të krahasohet me zbardhues të tjere që shiten në farmaci.
39. 39. Zbardhimi ne zyre
Gjatë predorimit: Mishrat e dhëmbëve mbrohen me një barriere te vecante mbrojtëse Xheli zbardhues vendoset tek dhembet,dhe ju nderkohe ashtu i mbështëtur mund të degjoni dvd, cd nderkohe që aktivizohet burimi i dritës. Drita LED e dhenë në tre perioda 15 minuteshe përfundon brenda një ore.
40. Sa do të zbardhen dhëmbët e mi ?
Zbardhja e dhëmbit fillimisht është e lidhur me ngjyren fillestare të dhëmbëve. Dhëmbët ngjyre të verdhe zbardhen me lehtë se dhëmbët në ngjyre jeshile me gri. Shkurtimisht zbardhja ndryshon nga personi por në fillim të proçesit doktori do tju informoje se sa do të zbardhen dhëmbët.
41. Nëse kam dhëmbë delikat si ndikon?
Sistemi Power bleaching është pa dhimbje. Vetem 10% e personave mund të kenë një forme ndjeshmerie të lehtë. Dhe kjo me tëpër tek personat me dhëmbë të krisur etj. Nëse ka kavitete të dhëmbit ato duhet të mbushen. Nëse ka ndjeshmeri me një qetesues mund të largosh shqëtësimin. Deri ne 24 ore pas zbatimit duhet që të rrihet larg ushqimeve të nxehta dhe të ftohta gjithashtu edhe nga pije të tilla si kafe, çaji , kola ,vere etj.
42. Si I ndikon kurorat e porcelanit,mbushjet zbardhimi?
Njollat qe mund te jene te mbivendosura tek keto punime zbardhimi I heq me sukses,por nuk ndryshon dot ngjyren e tyre.
43. Sa zgjat zbardhimi i perftuar,a mund ti besojme ketij procesi?
Zgjat 2-3 vjet,kjo kohezgjatje varet edhe nga vete pacienti.Nga studime qe jane bere gjate viteve nuk na rezulton ndonje problem me Light Augments Tooth Whitening With Peroxid
44. Çfarë janë implantet?
Implantet jane imitime te rrenjeve te dhembit te pregatitura prej Titaniumi e qe vendosen me ane te nje mikro operacioni ne kocken e nofulles. Titanjumi eshte nje material mjaft i mire per indet e dhembeve. Duke bere nje lidhje biologjike me kocken mbahet aty ku eshte vendosur. Pas plotesimit te nje afati kohor (2-6 muaj),kjo ne varesi nga lloji i implantit dhe nga pozicioni ku ai eshte implantuar,kalohet ne etapen e protezimit me dhembe mbi keto implante. Ne ditet e soteshme implantet jane alternative e pa kontestueshme per te pasur nje dhembe sa me natyral. NE CFARE RASTESH VENDOSIM PER TE BERE IMPLANT? Ne rastin e pacienteve me proteza totale me anen e vendosjes se implanteve dhe me nje protezim korrekt mbi to,pacienti fillon te ushqehet sikur te kishte dhembet e tij natyral,prandaj se fundmi kerkesat ne te tilla rastesh jane rritur ndjeshem. NUK ESHTE KURRE VONE PER TU NDIER ME MIRE E ME TE RINJ!.. A MUND TI VIHET IMPLANT CDO PACIENTI? Ne vendin ku do vendoset implanti kocka e nofulles duhet te plotesoje parametrat e saj si ne gjeresi dhe ne lartesi. Gjithashtu njeri nga faktoret kryesor eshte dhe vete lloji I kockes me te cilen kemi te bejme. Tek te rijnte duhet te kete mbaruar procesi I zhvillimit te kockes. Ndersa nuk kemi nje tavan te siperm per kufirin e moshes. Mund te themi qe implant u vihet te gjithe atyre qe gezojne nje shendet te mire te pergjithshem. Nje faktor tjeter mjaft I rendesishem tek pacientet qe vendosim te bejne implante eshte HIGJENA. Mund te themi qe nje rol kryesor per te pasur nje rezultat pozitiv me implantet I perket vet pacientit per vete faktin qe sa I kujdeshem do qe ai per tu kujdesur per gojen e tij. A DO KEMI DHIMBJE? Operacioni apo nderhyrja behet nen efektin e anestezise lokale. Si ne cdo nderhyrje kirurgjikale mund te pritet te ndiejme pak dhimbje pas nderhyrjes,por kjo dhimbje I perngjason asaj te pas heqjes se nje dhembi. Per kete mjeku e pajis pacientin me nje recet per parandalimin e dhimbjeve e te infeksionit. Gjithesesi i gjithe stafi yne u gjindet prane per cdo lloj problemi. SA ZGJAT NE TOTAL OPERACIONI I IMPLANTIT DHE PERFUNDIMI I DHEMBIT MBI TE? Koha e operimit tek implantet eshte ne varesi te numrit qe do implantohen dhe te gjendjes shendetesore te pacientit,e varion nga nje gjysem deri ne disa ore. Pas operimit,pritet per nje afat kohor 2-6 muaj,kohe kjo qe i nevojitet implantit qe te mbaroje procesin e osteointegrimit me kocken e nofulles. Nese eshte e nevojshme mund te pregatitet nje punim provizor gjate kesaj periudhe. Pastaj sipas rastit me disa seanca brenda nje harku kohor prej 2 javesh perfundon dhe procesi i protezimit me dhemb mbi implant. A ESHTE IMPLANTI NJE PUNIM I SHTREJNTE? İmplanti eshte nje process me I nderlikuar dhe me nje kohe zgjatje shume me te madhe sesa proceset rutine ne klinike,plus kesaj ka dhe nje perberje me nje metal mjaft te shtrejnte sic eshte titanjumi,prandaj ka dhe nje kosto relativisht te larte. Por vlen per tu permendur dhe mos u harruar fakti qe me anen e implanteve perftojme zgjidhjen me te mire e me natyrale per zevendesimin e dhembeve qe na mungojne. CILAT JANE AVANTAZHET E IMPLANTEVE? · Perftojme nje pamje me estetike dhe natyrale. · Dhembet mbeten te qendrueshem,te palevizshem. Protezat qe vihen mbi implante jane te palevizeshme. · Me heqjen e dhembeve kockat e nofullave fillojne te humbasin ne sasi e te hollohen,gje kjo qe menjanohet me mbjelljen e implanteve ne keto zona. · Meqenese rregullohet funksioni I pertypjes,perftojme nje ushqyerje me te mire e per rrjedhoje eliminojme semundjet e mundeshme te stomakut. · Rrit besimin ne vetvete tek pacienti. CILAT JANE DISAVANTAZHET E IMPLANTEVE? · Eshte me e shtrejnte sesa punimet e tjera. · Kohezgjatja me e madhe ne krahasim me punimet e tjera. · Kerkon nje mjek dhe laborator te specializuar per realizimin e ketij punimi. · Kerkon nje kujdesje me te madhe nga ana e pacientit per kujdesin ndaj gojes para dhe pas nderhyrjes. SA ESHTE PERQINDJA E SUKSESIT TEK IMPLANTET? Nga kerkimet qe jane bere suksesi varion nga %90-100. Por si ne cdo fushe te mjekesise nuk mund te jepet kurre %100 garanci. indikacionet e suksesit tek mplantet: · Duhet te tregojme kujdes per shendetin dhe higjenen e gojes. · Gjate periudhes se sherimit perdorimi I alkoolit dhe duhanit. · Te qenit mire te gjendjes shendetesore te pergjithshme (kujdes diabeti,semundjet e gjakut dhe ato ngjitese) · Kushtet sterile gjate vendosjes se implantit. · Percaktimi I mire I planit te punes nga ana e mjekut.