Ngritja dhe rregullimi i kafshimit, rregullimi i relacionit te nofullave me njëra-tjetrën, rehabilitim i katit të poshtëm të fytyrës
Ngritja dhe rregullimi i kafshimit kryhet në rastet kur pacienti i ka konsumuar gjatësitë e dhëmbëve ndër vite me anë të bruksizmit, fërkimit dhe shtrëngimit të dhëmbëve në mënyrë të pavullnetshme gjatë natës ose gjatë ditës. Bruksizmi noktur ose diur jep uljen e gjatësisë së kurorës klinike të dhëmbëve dhe uljen e kafshimit. Kjo do të thotë që nofulla e poshtme futet më thellë, në pozicionimin e duhur në kranium, në kafkë dhe ulet kati i poshtëm i fytyrës.
Një tjetër arsye se pse kryhet ngritja e kafshimit vjen si rezultat i humbjes së gjashtave, humbja e këtyre dhëmballëve sidomos në një moshë të hershme. Si pasojë e kësaj humbje dhqmbët dhe dhëmballët e tjera kanë migruar ose lëvizur dhe nuk takojnë më me njëri tjetrin në lartësinë e duhur idelae, në atë çfarë ka qenë para humbjes së dhëmballëve. Në këtë rast bëhet ngritje dhe rregullim i kafshimit me punimet ortopedike fikse dhe rregullim i relacionit të nofullave, ku nofullat takojnë me njëra-tjetrën në mënyrë anomalike, ku nofulla e poshtme është më e dalë se nofulla e sipërme. Kur kemi kafshim të kryqëzuar bilateral, në rastet ku nofulla e sipërme është më e ngushtë në anësore se nofulla e poshtme etj.
Këto janë anomali skeletale të pozicionimit të nofullave dhe të dhëmbëve. Rregullimi i relacionit të nofullave ë i lidhur inderekt me ngritjen e kafshimit dhe rehabilitimin e katiti të poshtëm të fytyrës. Rivendoset ekulilibri i kateve të fytyrës ku kati i sipërm, i mesëm dhe i poshtëm duhet te jenë të tre njësoj në lartësinë e tyre. Këto anomali sjellin në dukje një pamje më të vjetër të pacientit krahasuar me moshën e tij reale.